Skip to content
Kryesore

Shpërthim me tritol në Lezhë, detaje

· 1 min lexim

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në zyrën noteriale të noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet në qendër të Lezhës, pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të vogla materiale.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbuluar praninë e dy personave që vendosën lëndën plasëse dhe më pas u larguan nga vendngjarja.

Policia ka nisur hetimet për këtë sulm, ndërsa vihet në dukje se noteri Fran Gjoni është vëllai i Gjin Gjonit, ish-gjyqtar dhe aktualisht kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë.

Prej një viti është angazhuar në politikë dhe ka qenë kandidat në primaret për deputet.