Skip to content
Kryesore

Shpërthim me eksploziv në një automjet në Shkodër

· 1 min lexim

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës gjatë orëve të para të mëngjesit.

Pronari i automjetit, Alban Bushati, ka deklaruar se nuk ka asnjë ide se kush mund të jenë autorët e ngjarjes, duke theksuar se ai zotëron vetëm një biznes të vogël ku shet fruta dhe perime.

Ndërkohë, policia po heton mundësinë që ngjarja të lidhet me të kaluarën e Bushatit, pasi dyshohet se ai më parë është marrë me baste sportive.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e shpërthimit.