Skip to content
Kryesore

Shpërthim me eksploziv në garazhin e personazhit të njohur të TikTok, Kozak Braçi

· 1 min lexim

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në një garazh në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një garazh të marrë me qira nga personazhi i njohur i Tik-Tokut, Kozak Braçi

Kujtojmë se më herët, atij i kanë djegur edhe një automjet, ndërsa përplasjet duket se kanë nisur nga konfliktet në TikTok

Kësaj here nuk dihen ende arsyet e shpërthimit, ndërsa Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, me qëllim identifikimin e autorit