Skip to content
Kryesore

Shpërthen zjarri në servisin e makinave në Pukë, një i plagosur

· 1 min lexim

Një servis makinash në qytetin e Pukës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, pas një incidenti gjatë punës.

Zjarri shpërtheu gjatë saldimit të një automjeti tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit E. A. Si pasojë, automjeti u dëmtua, dhe punonjësi që kryente saldimin pësoi disa dëmtime të lehta.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, dhe aktualisht grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti.