Skip to content
Kryesore

Shpërndante kokainë pranë gjimnazeve, në pranga 29-vjeçari

· 1 min lexim

Policia e Fierit ka arrestuar një 29-vjeçar, identifikuar si F. H., pas një operacioni të bazuar në inteligjencën policore.

Ai u kap në flagrancë gjatë shpërndarjes së kokainës, kryesisht pranë gjimnazeve në qytet. Gjatë kontrollit, policia gjeti një sasi lënde narkotike të dyshuar, një biçak, një grirëse dhe një celular.

Të gjitha provat materiale janë sekuestruar, dhe çështja i është referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.