Shpërndanin kokainë me biçikletë. Arrestohet shqiptari dhe vëllai i tij me aftësi të kufizuara

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Raporti i publikuar nga Ministria e Brendshme italiane në fund të 2019, ku tregonte një nivel të lartë të kriminalitetit të shqiptarëve në shtetin fqinj, duket se do thellohet më tej.

Së fundmi, bëhet me dije se dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët për “Shpërndarje kokaine”.

Ata janë kapur në flagrancë një qendër tregtare në San Martino Siçomario dhe referuar mediave italiane në pranga kanë rënë shtetasi me iniciale O.D., 26 vjeç dhe shtetasi me iniciale F.D., 29 vjeç.

26-vjeçari sapo ishte kthyer nga Shqipëria, kurse për të vëllain raportohet se ishte me aftësi ndryshe.

Policia kishte disa kohë që kishte nisur hetimet dhe kishte zbuluar se dy vëllezërit kishin filluar biznesin e paligjshëm edhe me ndihmën e kushëririt të tyre E.X., i cili është arrestuar më 10 janar për të njëjtën akuzë.

Pas kontrolleve që blutë kryen në banesën e dy të rinjve, sekuestruan 3.990 euro, paratë që besohet të jenë rezultat i tregtisë së paligjshme të kokainës, si edhe 2 celularë.

Ndër të tjera në raportin e policisë thuhet se ata përdornin biçikletat për të shpëndarë kokainën,për të mos rënë në sy.

Sipas të dhënave të autoriteteve italiane për vitin që lamë pas, grupet kriminale shqiptare janë ndër më aktivet në vendet e huaja dhe se Shqipëria cilësohet si vend tranzit i heroinës nga Azia Qëndrore dhe Afganistani drejt tregut të Europës Perëndimore.

Më tej, në raport thuhej se përveç trafikut të drogës aktiviteti kriminal shqiptar është përfshirë dhe në aktivitetin e prostitucionit e në krimin ndaj pasurisë si grabitje të dhunshme, kërcënim e zhvatje.

Mafia shqiptare ndër më të rrezikshmet në nivel ndërkombëtar! Shqipëria vend tranzit i heroinës

Shpërndaje
Share.

Komento