Skip to content
Të Gjitha

Shpallet një tjetër person në kërkim për vrasjen e Jan Prengës, ja cili ishte roli i tij

· 2 min lexim

Pamjet filmike brenda kompleksit “Golden” në Shijak, kanë identifikuar një tjetër pjesëmarrës në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Sipas “Dosja.al”, bëhet fjalë për Aleks Doçaj, i cili njihet ndryshe me emrin Bardhok.

Mësohet se Prokuroria Speciale i ka shtuar listës së gjatë të kësaj dosjeje edhe emin e Aleks Doçajt.

Ky i fundit shfaqet në pamjet filmike i pa maskuar, ndërsa mban veshur një bluzë me vija të kuqe dhe të zeza.

Ai dyshohet se ka qenë pjesë e grupit që rrëmbyen dhe më pas transportuan drejt kompleksit “Golden” viktimën.

Gjithashtu bëhet e ditur, se Doçaj së bashku me Korado Dodën, Gentian Bletën dhe Aldo Manishtën, kanë vëzhguar lëvizjet e Prengës në kafenetë e Kamzës, përpara se ta rrëmbenin.

Kërkimet për trupin e viktimës vazhdojnë, ndërsa deri më tani është gjetur vetëm një plastmas me njolla gjaku, 1 km larg kompleksit “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit.

Shkak për rrëmbimin dhe vrasjen e Prengës, u bë një sasi e konsiderueshme kokaine, që vëllai i tij, Astrit Prenga duhet t’ja dorëzonte tre grupeve kriminale në Shqipëri.

Porositësi i rrëmbimit rezulton Dritan Rexhepi, i cili po vuan dënimin në një burg në Ekuador.

Ndërkohë të arrestuarit e deritanishëm janë Bajram, Leonard dhe Elton Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili.

Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe pasuritë e grupit të Dukagjinit, të cilët janë përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale.