Shoferët në panik, tërmeti çan edhe mbikalimin e Shkozetit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Thumana dhe Durrësi ishin dy zonat më të prekura nga tërmeti katastrofik i ditës së djeshme.

Në këto qytete vijon ende puna për nxjerrjen e trupave nga rrënojat.

Deri më tani raportohet për 32 viktima, numër që nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Gjithashtu dëmet materiale ishin të shumta, ku janë shkatërruar hotele, pallate dhe ndërtesa të tjera.

Çarje ka marrë edhe mbikalimi i Shkozetit në disa vende.

Kjo ka shkaktuar panik te shoferët, të cilët i tremben shembjes së saj.

Dita e sotme është shpallur Zi Kombëtare, ndërsa qeveria shpalli edhe gjendjen e emergjencës.

Shpërndaje
Share.

Komento