Lajm i mirë nga Durrësi, nxirren dy persona nga pallati i fundosur dy kate nën dhe

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Momente të lumtura janë regjistruar në Durrës, pasi dy persona janë nxjerrë nga rrënojat e një pallati.

Bëhet fjalë për pallatin, i cili ishte zhdukur dy kate nën tokë në lagjen Nr.6.

Ata kishin komunikuar që prej ditës së djeshme me forcat e shpëtimit.

Ndërkohë operacionet për gjetjen e trupave të tjerë po vijojnë ende në Thumanë dhe në Durrës.

Deri më tani janë regjistruar 32 viktima, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.

Në ndihmë të Shqipërisë kanë ardhur forca nga Kosova, Italia, Greqia, Rumania, Turqia dhe vende të tjera të BE-së.

Qeveria ndërkohë shpalli mëngjesin e sotëm gjendjen e emergjencës, ndërsa në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri sot është ditë zie kombëtare.

Shpërndaje
Share.

Komento