Skip to content
Kryesore

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Fier

· 1 min lexim

Një apartament në katin e shtatë të një pallati në lagjen “29 Nëntori” në Fier është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Fqinjët e alarmuar njoftuan menjëherë zjarrfikësit, të cilët mbërritën në vendngjarje, por ndërhyrja e tyre u vështirësua për shkak të rrugës së ngushtë që çon drejt pallatit.

Sipas burimeve paraprake, të zotët e apartamentit ishin larguar rreth 30 minuta para se të përfshihej nga flakët.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që po hetohen shkaqet e ngjarjes.