Skip to content
Të Gjitha

Shkon në 782 numri i të prekurve nga COVID-19, regjistrohen 9 raste të reja

· 1 min lexim

Ka shkuar në 782 numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 245 testet e kryera janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.

Harta e të prekurve zgjerohet me 5 raste në Tiranë dhe 4 në Krujë.

Aktualisht në dy spitalet COVID po marrin shërbim 33 pacientë, 7 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive.

Gjithashtu numri i të shëruarve ka shkuar në 488, ndërsa viktima janë regjistruar 31.

Bashkia-raste aktive

Tiranë   100
Shkodër 24
Krujë     93
Durrës  0
Fier 1
Kurbin 27
Korçë 1
Elbasan 2
Kukës 8
Lezhë 1
Has 0
Kavajë 0
Lushnje 1
Vlorë 0
Pukë 0
Mirditë 2
Rrogozhinë 0
Tropojë 0
Berat 2
Mallakastër 0
Mat 1