Skip to content
Të Gjitha

Shkollat hapen në shtator, reagon Rama:”Çështje delikate, jo pak vende të botës nuk kanë vendosur ende”

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për hapjen e shkollave në shtator dhe duke respketuar protokollet e sigurisë nga Task Forca e Koronavirusit.

Kryeministri Rama tha se të gjitha vendet e botës po diskutojnë për këtë çështje delikate dhe jo pak vende janë ende pa vendim sa i përket kësaj çështje.

Më tej Rama thotë se çdo hap drejt hapjes së shkollave po koordinohet me përgjegjësi maksimale për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend.

Reagimi i Ramës:
🟢 SHKOLLAT DO TË HAPEN

👉 Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin.

🔴 Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/228649585103742/