Shkoi në Mirditë dhe infektoi prindërit, Rama paralajmëron ndëshkim administrativ dhe penal për policin e burgut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan 15 raste të reja me COVID-19.

Në mesin e të prekurve, dy raste ishin në Mirditë.

Bëhet fjalë për prindërit e policit të infektuar të burgut “313” në Tiranë.

Mësohet se ky i fundit ka shkuar në fundjavë në banesën e prindërve dhe i ka infektuar.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Shefi i qeverisë është shprehur se polici mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, por edhe penalisht.

Rama tha se kjo ngjarje duhet të vlejë si mësim për të gjithë.

Postimi i Ramës

🔴 NJË LAJM I KEQ NGA TESTIMET E DJESHME, QË DUHET TË VLEJË SI MËSIM PËR TË GJITHË😢😡

Djali me Covid19, pa simptoma, thyen rregullin e del nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit, ku jetojnë dy prindërit e tij të moshuar. U shkon prindërve në shtëpi dhe u transmeton bombat në trup! Prindërit dalin të dy pozitivë dhe jo vetëm mosha, po edhe shëndeti i tyre problematik, i kthen në pacientë me jetën në rrezik!!!

Natyrisht që për djalin do të nisin hetimet dhe ai mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht, por si mund t’u bëhet një “peshqesh” i tillë njerëzve më të dashur në botë?!

A e kuptoni se kjo nuk është lojë?! A e kuptoni se në këtë luftë, kush shkel rregullat nuk ia hedh shtetit, po ia fut vetes dhe familjes së tij?! A e kuptoni se ne jemi potencialisht armiku vrastar i prindërve tanë, nëse nuk respektojmë rregullat, duke u sjellë si karagjozë të papërgjegjshëm me veten, me prindërit, me familjen e me shoqërinë?!

Lus Zotin që ata dy pleq të mos ikin nga kjo botë e të mos mbeten pishmani i jetës së atij djali të papërgjegjshëm dhe ju lutem të gjithëve: M🚫S! M🚫S! M🚫S!

🔴 STOP ME HILET E ME KARAGJOZLLËQET, SEPSE MUND TË BËHENI MOSOZOT, VRASËS TË NJERËZVE TUAJ MË TË SHTRENJTË🚫

Kujtojmë këtu se numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 678, në mesin e të cilëve 27 viktima dhe 394 të shëruar.

Shpërndaje
Share.

Komento