Skip to content
Aktualitet

Shkencëtarët japin lajmin e mirë: Kjo vaksinë ndalon masivisht përhapjen e Covid-19!

· 2 min lexim

Të ndodhur në një situatë të vështirë pandemike, duke se shkencëtarët kanë një lajm të mirë për ne. Ata kanë deklaruar se deri më tani zgjidhja më e mirë  për parandalimin e  virusit është vaksina e kompanisë “Astra Zeneka”.

Zbulimi që nuk është  publikuar ende zyrtarisht ka treguar se kjo vaksinë është ndër më efektivet në përhapjen e Covid19, gjë e cila na jep shpresë se shumë shpejtë do të kemi mundësi t’i rikthehemi jetës normale.

Sa i përket mënyrës së injektimit, edhe kjo vaksinë konsiton në dy doza, ku e para rezulton deri në 76% efektive. Skencëtarët thonë se doza e dytë është me një përqindje akoma më të lartë efektiviteti.

Në studimin e Universitetit  Oksford, personat që e kanë injektuar nuk e kanë përhapur,  duke mbrojtur kështu veten dhe të tjerët. Numri i personave të tjerë që kanë rezultuar pozitiv në fillim të vaksinimit është përgjysmuar në marrjen e dozës së dytë.

Vlen për t’u përmendur se lajme të tilla mbi Covid-19 janë optimiste, pasi kompani të ndryshme janë duke prodhuar vaksina por asnjera nuk jep sigurinë se virusi mund të ndalojë së përhapuri.

Sa i përket në vendin tonë, veç kompanisë Pfizer, nga e cila morrëm dhe dozat e para, BE ka premtuar se një sasi e madhe e kësaj vaksine “AstraZeneca” do të mbërrijnë në Shqipëri në ndihmë të luftës anti-Covid.