Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, policia zbulon gjashtë laboratorë droge

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia spanjolle ka njoftuar se ka arrestuar 17 persona, dhe ka shkatërruar gjashtë laboratorë të kultivimit të lëndës narkotike marijuajë.

Shumica e personave të arrestuar mësohet se janë shqiptare.

Lënda narkotike ishte e destinuar për shpërndarje në tregun europian.

Nga ky operacion policor u sekuestrua 200 kilogramë marijuanë, më shumë se 3,000 bimë marijuanë, 9,000 euro, dy makina për paketim vakum, disa telefona celularë, një laptop dhe katër automjete.

Sipas mediave spanjolle kjo është një nga organizatat më të mëdha kriminale për prodhimin e marijuanës që është zbuluar deri tani në Valencia.

Personat e arrestuar janë të kombësive të ndryshme, shumica e tyre janë shtetas shqiptarë. Ata akuzohen për

Hetimi dhe arrestimet krime kundër shëndetit publik, organizim kriminal, mashtrim me energjinë elektrike, pastrim parash, falsifikim dokumentash dhe shkelje të ligjit të imigracionit.

Ky ishte një operacion hetimet e të cilit kanë nisur që në muajin janar. Dyshimet nisën me përgjimin e një makine e cila mbante erë marijuanë.

Agjentët ndaluan dy personat që ishin në makinë me origjinë shqiptare, për shkelje të ligjit të të huajve dhe u përpoqën pa sukses të lokalizonin departamentet e fshehura të substancës narkotike të quajtur “stalla”.

Organizata kriminale drejtuesi i të cilës është një person me origjinë shqiptare rekrutonte njerëz, shumë prej tyre pa punë dhe pa leje qëndrimi.

Shpërndaje
Share.

Komento