Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkarkohet prokurori Spartak Çoçoli: 3 dekada në drejtësi por nuk dinte as të shkruante

10:35 16/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli është shkarkuar nga detyra pasi sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk di as të shkruajë, ndërsa vetëm një herë e ka referuar drejt ligjin gjatë gjithë karrierës.

Sipas BIRN relatorja e çështjes, Valbona Sanxhaktari tha në fillim të seancës se hetimi administrativ për prokurorin Çoçoli se kishte përfunduar vetëm në dy kritere, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin. Ajo vuri në dukje se subjekti i rivlerësimit është aktualisht i pezulluar në detyra me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP.

Sanxhaktari bëri me dije se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK kishte sjellë fillimisht raport pozitiv për pastërtinë e figurës së Çoçolit. Por DSIK e ka ndryshuar raportin e 2017-ës, duke referuar informacione të tjera dhe në një raport të tretë e shpalli atë të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Spartak Çoçoli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1991 dhe ka punuar për më shumë se dy dekada në Prokurorinë e Gjirokastrës. Në janar 2019, Çoçoli u pezullua nga detyra pas përfshirjes së tij në një hetim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku dyshohej për veprën penale të korrupsionit. Aktualisht, çështja e tij është duke u shqyrtuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Prokurori Çoçoli mori vlerësim negativ edhe për aspektin profesional. “Ka mangësi të theksuara në zbatimin e ligjit. Vetëm në një prej çështjeve të verifikuara e ka referuar drejt ligjin, ndërsa në gjithë çështjet e tjera e ka referuar në mënyrë të gabuar. Në asnjë rast nuk i ka argumentuar vendimet e pushimeve dhe nuk ka kryer verifikime apo hetime para vendimarrjes. Gjithashtu, nuk respekton as rregullat e drejtëshkrimit”, deklaroi Sanxhaktari lidhur me konstatimet e KPK për profesionalizimin.

Ajo vijoi se Çoçoli shfaq aftësi të cunguara në arsyetimin ligjor dhe se në përgjithësi ka kryer referenca ligjore të gabuara.

“Në një rast ka regjistruar procedim penal ndaj personi pa i argumentuar akuzat dhe e ka dërguar dosjen në gjyq. Gjatë gjykimit është tërhequr me justifikimin se do të kryente hetime të tjera,” shpjegoi Sanxhaktari për një prej gjetjeve. Ajo shtoi se gjuha e përdorur nga Çoçoli në akte, nuk është në etikën e prokurorit.

Sanxhaktari tha se në vitin 2011 Prokurori i Përgjithshëm nga nxjerrë vendim për hetimin e Çoçolit dhe një vit më pas ndaj tij është dhënë masa disiplinore “vërejte”. Për vitet 2013 dhe 2015 Çoçoli është vlerësuar “mirë” nga Prokuroria e Përgjithshme ndërsa për vitet 2014 dhe 2016 “mjaftueshëm”.

Prej verifikimit të kryer nga Komisioni ka rezultuar se institucionet e inteligjencës kishin referuar informacione për përfshirjen e Çoçolit në veprimtari të paligjshme në vitet 2007; 2014 dhe 2015.  Bazuar edhe në pesë denoncime e kryera nga publiku, Komisioni konstatoi se Çoçoli ka aftësi dhe cilësi të prapranueshme në punë.

Në këto kushte, sot u mor vendimi për shkakrimin e tij nga detyra.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para

"Boom" rastesh të reja, 3 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit: Numri i të shtruarve në Infektiv arrin kulmin!

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English