Shkarkimi i dy diplomatëve iranianë, reagon Irani: “Shqipëria duhet të futet në rrugën e duhur, ka bërë shumë gabime”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 15 janar Shqipëria dëboi dy diplomatë iranianë, pasi u shpallën “të padëshiruar”.

Tashmë, pas 5 ditësh, Irani ka reaguar rreth kësaj çështjeje.

Ka qenë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Iran, Abas Mousavi, ai që e ka komentuar këtë veprim në Twitter.

Reagimi në Twitter

Sipas tij Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur, pasi deri tani nuk është.

“Shqipëria ka bërë shumë gabime dhe ne ndjejmë se disa evente në vendin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë. Në sugjerojmë që ata mos ti lidhin marrdhëniet tona të mira me një vend të tretë. Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe ajo në të cilën është tani nuk është e duhura”, shkruan ai.

Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri, janë diplomatët e dëbuar.

Nga hetimet e shërbimit informativ shqiptar dhe Antiterrorit rezultoi se dy iranianët kryenin veprimtari agjenturore duke ngritur grupe pune për të marrë informacione sekrete duke shkelur ligjin.

 

Shpërndaje
Share.

Komento