Presidenti Ilir Meta, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, ka folur edhe për refuzimin për dekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm dhe shkarkimin e Ditmir Bushatit
Ylli Rakipi: Pra, ta themi konkretisht, nëse kryeministri kërkon shkarkimin e Ditmir Bushatit, presidenti nëse dëgjon prej këtij ministri se po shkarkohet për këtë arsye, presidenti mund të mos e dekretojë shkarkimin? Përse nuk e dekretove shkarkimin e Ditmir Bushatit?
Ilir Meta: Ministri i Jashtëm është shumë i rëndësishëm, do të thotë ta lije ministrinë në dorë të një zv ministri. Në rastin konkret, unë nuk jam i papërgjegjshëm.
Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë shumë konstruktive, pavarësisht se sjelljet e mia kanë qenë konstruktive. Nuk mund të japë një përgjigje një njeri që nuk ka asnjë përgjegjësi kushtetuese. Kjo është e gjitha dhe nuk ka asnjë arsye tjetër.