“Shkaktari kryesor i vdekjeve”! Të dhëna shqetësuese, ndotja vret më shumë njerëz se tre sëmundje vdekjeprurëse së bashku

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndotja është shkaktari kryesor i vdekjeve.

Sipas studimeve të Aleancës Globale për Shëndetin dhe Ndotjen, ajo vret tre herë më shumë njerëz sesa SIDA, tuberkulozi dhe malarja së bashku.

Ajri dhe uji i ndotur, helmimi nga plumbi, dhe vendet e ndotura të punës llogaritet se kanë shkaktuar vdekjen e 8.3 milion njerëzve në 2017.

Kështu, ndotja e ajrit është vrasësi kryesor, duke përbërë 40 % të numrit global të vdekjeve.

Ky numër llogaritet të jetë më i madh se numri i vdekjeve nga luftërat, duhani, alkooli, droga.

India dhe Kina kishin numrin më të lartë të vdekjeve të lidhura me ndotjen, të pasuara nga Nigeria, Indonezia dhe Pakistani.

Shtetet e Bashkuara radhiten në vendin e shtatë.

Aleanca në fund të studimit bën thirrje për reagim urgjent të shteteve.

Ajo kërkon vënien në zbatim të ligjeve të ndryshme për mbrojtjen e qytetarëve, pasi kjo çështje nuk ka marrë vëmendjen e duhur.

Shpërndaje
Share.

Komento