Skip to content
Kryesore

Shiu i dendur shkakton bllokim të autostradës Lezhë-Thumanë dhe Laç

· 1 min lexim

Shiu i dendur ka përfshirë Qarkun e Lezhës gjatë orëve të pasdites, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.

Reshjet intensive kanë prekur veçanërisht autostradën Lezhë-Thumanë, ku trafiku është ngadalësuar ndjeshëm.

Po ashtu, rruga kryesore në qytetin e Laçit është përmbytur, duke krijuar pengesa për kalimin e qytetarëve dhe automjeteve.

Moti i keq vazhdon, dhe autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e sigurisë për të parandaluar aksidentet.