Shisnin kokainë në Londër me anë të call center-it, ja me sa vite burg u dënuan 10 të rinjtë shqiptarë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një grup të rinjsh shqiptarë janë arrestuar në Londër. Sipas një shkrimi të publikuar në prestigjozen “The Sun”, shqiptarët e arrestuar shisnin kokainë në një nga lagjet ku jetojnë pasanikët e Londrës.

Ata kishin fituar 4.2 milionë paund nga ky aktivitet i paligjshëm. 10 të rinjtë shqiptarë tashmë të arrestuar janë dënuar me 60 vite burg në total. Ata kishin krijuar një rrjet të sofistikuar të shpërndarjes së lëndës narkotike, nga e cila fitonin mbi 4 milion paund në vit.

Gjykatësi e quajti shqiptarin Ervis Dervishi, 21 vjeç, si “toger dhe dora e sigurt”. Dervishi organizoi shtëpinë, sigurimin e makinave dhe detaje të tjera administrative për të kryer operacionin.

Gjykata dëgjoi se Dervishi ishte ndaluar të qëndronte në Britani të Madhe për një vepër të ngjashme, por u kthye pak pas kësaj për të marrë pjesë në grupin e trafikut.

Një ndërlidhës, Arsid Mataj, 24 vjeç, furnizoi me kokainë dhe një prej “klientëve” ishte një agjent policie që çoi më pas në arrestimin e tij. Si rezultat i hetimeve është zbuluar se banda shqiptare kishte ngritur edhe një qendër “call center”-i në Londër, që ofronte shërbim 24-orësh për qytetin e Kent-it.

Dëshmia e stilit të jetesës ekstravagante të anëtarëve të bandës u zbulua nga telefonatat e tyre. Njëri prej tyre u filmua duke hedhur para në një klub nate, ndërsa një një tjetër mburrej për dërgimin e një Range Rover Sport në Shqipëri dhe një tjetër i kishte rregullaur dhëmbët vjehrrës.

Alfred Gashi, 19 vjeç, u dënua me gjashtë vjet e tre muaj.
Rigels Hadushaj, 20 vjeç, u dënua me shtatë vjet.
Nelson Aliaj u burgos per 15 vjet.
Marius Kuçi, 25 vjeç, u dënua me katër vjet.
Izmiri Basha, 24 vjeç, u dënua me shtatë vjet.
Fatos Metalia, 26 vjeç, u dënua me katër vjet.
Ervis Dervishi, 21 vjeç, u dënua me shtatë vjet.
Arsid Mataj, 24 vjeç, u dënua me tre vjet e gjashtë muaj.
Arlind Palushi, 19 vjeç, u dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj.

Shpërndaje
Share.

Komento