Skip to content
Kryesore

Shisnin drogë në shkolla, dalin në gjyq 13 të arrestuarit

· 2 min lexim

13 personat e arrestuar tri ditë më parë në kuadër të operacionit “Winter”, të cilët akuzohen për shitjen e doza lëndësh narkotike si kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme të Kavajës, kryesisht pranë shkollave, janë paraqitur para gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Seanca gjyqësore po zhvillohet nën drejtimin të gjyqtares Suela Xhani dhe pa praninë e mediave.

Të arrestuar janë:

Renaldo Gjondeda 35 vjeç, banues në Rrogozhinë;

Rudi Dimni 29 vjeç, banues në Kavajë;

Elion Danai 22 vjeç, banues në Kavajë;

Rexhep Lushka 25 vjeç, banues në Kavajë;

Ramazan Kola 19 vjeç, banues në Kavajë;

Alesio Shaba 23 vjeç, banues në Kavajë;

Rei Shaba 21 vjeç, banues në Kavajë;

Endri Meçja 29 vjeç, banues në Kavajë;

Besnik Belba 33 vjeç, banues në Kavajë;

Serxho Abazi 25 vjeç, banues në Kavajë;

Kujtim Veizi 52 vjeç, banues në Kavajë;

Bardhyl Dumullaku 50 vjeç, banues në fshatin Synej;

Arben Xhihani 38 vjeç, banues në Kavajë.

Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë; 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, 1 detektor dhe 1 bllokues valësh.