Skip to content
Aktualitet

Shifrat e frikshme, popullsia e Shqipërisë po ulet më shpejt se projeksioni më pesimist i INSTAT

· 1 min lexim

E trishtueshme, por e vërtetë.

Perceptimet mes popullsisë ekzistojnë, por për fat të keq, edhe numrat po e tregojnë më saktësisht.

Vetëm një vit më parë, INSTAT, publikoi disa projeksione, për numrin e popullsisë në Shqipëri deri  në vitin 2032.

Për vitin 2020, skenari më pesimist llogariste 2,862,427 banorë në vendin tonë, por sipas të dhënave vjetore nga gjendja civile, janari i po këtij viti llogarit 2,852,191 banorë ose 8,200 persona më pak se projeksioni me pesimist i INSTAT.

Akoma më problematike është situata, kur sheh se një numër shumë i madh personash kanë emigruar, por ndërkohë rezultojnë ende si rezidentë në Shqipëri.

Vetëm censusi do e tregojë saktësisht numrin e rezidentëve, por ai u shty të bëhet vitin tjetër, nga ky vit që ishte programuar të zhvillohej, për shkakun e pandemisë.

Në vitin 2011 në censin e fundit rezultoi se popullsia banuese në vend ishte 11% më e ulët se ajo e raportuar.

Sipas projeksionit pesimist të INSTAT, Popullsia e Shqipërisë në vitin 2031, llogaritet të jetë rreth 2,5 milionë banorë, ndërsa sipas skenarit normal 2,7 milionë banorë.

/Burimi: Monitor.al/Përshtati:GazetaReforma.com/