Skip to content
Rajoni

Shifra shqetësuese në Greqi/ mijëra të infektuar dhe dhjetëra të vdekur nga COVID-19

· 2 min lexim

1,134 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orë te fundit në Greqi, 13 prej të cilave u shënuan në pikat hyrëse të vendit.

Kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 222,281.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe  46 viktima, duke e çuar numrin e jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë në 7,137 vdekje.

Kujtojmë se prej disa javësh, në shtetin fqinj masat anti-covid janë shtrënguar duke e çuar vendin në një mbyllje të dytë.

Një ndër sektorët më të goditur është ai ekonomisë.  Kujtojmë se sipas analizave të kryera nga ekspertët e ekonomisë, ajo  e Greqisë do të tkurret me rreth 5 deri në 9 për qind këtë vit, sipas skenarit më të keq, e goditur nga masat kufizuese për të frenuar përhapjen e  koronavirusit në vend.

Greqia ka qenë në një rrugë rikuperimi pas një krize 10-vjeçare të borxhit që rrënoi ekonominë me një të katërtën. Ajo u rrit me 1.9 për qind vitin e kaluar, e ndihmuar nga lulëzimi i turizmit, i cili gjithashtu pritej të merrte një hov të madh këtë vit.

Parashikimet e IOBE ishin në përputhje edhe me parashikimet e fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili të martën vlerësoi se ekonomia e Greqisë do të tkurrej me 10 për qind këtë vit, duke çuar papunësinë në 22.3 për qind nga 16.4 për qind që ishte në janar.