Skip to content
Të Gjitha

Shfrytëzonte kartën e punës për përfitime personale, SHKBB arreston punonjësin e burgut

· 1 min lexim

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar ditën e sotme një punonjës burgu. Sipas informacioneve paraprake  mësohet se në pranga ka rënë një punonjës i Forcave operacionale, pasi akuzohet se vidhte duke shpërdoruar detyrën.

Shërbimi I kontrollit të brendshëm të burgjeve vuri në pranga punonjësin  me iniciale B.B pasi përdorte kartën e furnizimit të karburantit të makinës së punës për furnizimin e makinës së tij private dhe të afërmve të tij.

Kundër tij kishte nisur një hetim prej disa javësh dhe sot është bërë i mundur arrestimi i tij. Polici i burgut pritet tashmë që të dalë para gjykatës.