Skip to content
Të Gjitha

Shfrytëzoi  për prostitucion 32-vjeçaren, arrestohet i riu nga Berati (DETAJE)

· 1 min lexim

Policia e Fierit ka arritur që të arrestojë ditën e sotme një 28-vjeçar nga Berati, i cili akuzohej për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se është arrestuar 28-vjeçari me iniciale A.K., i cili dyshohet se prej më shumë se 5 muajsh ka shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit një 32-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Fierit, pas vëzhgimit prej disa kohëve të 28-vjeçarit dhe pas denoncimit të viktimës 32-vjeçare, kanë arrestuar në flagrancë të riun.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. K., 28 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se për një periudhë 5-mujore ka shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit një shtetase 32 vjeçe.