Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shëtitja u kthye në tragjedi, pamje tronditëse të rrëzimit të helikopterit në lumë

08:27 11/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
Shëtitja u kthye në tragjedi, pamje tronditëse të rrëzimit të helikopterit në lumë

Agustin Escobar, presidenti dhe CEO i Siemens Spanjë, humbi jetën bashkë me bashkëshorten e tij, Merce Camrubi Modal, dhe tre fëmijët e tyre të mitur të moshave 4, 5 dhe 11 vjeç  pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në lumin Hudson në Nju Jork, mbrëmjen e së enjtes.

Pak minuta para nisjes, Escobar u fotografua duke buzëqeshur me familjen, pa e ditur se ato do të ishin momentet e fundit të jetës së tyre.

Helikopteri u rrëzua vetëm 17 minuta pas ngritjes. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se një defekt teknik  konkretisht humbja e helikës së bishtit  bëri që mjeti fluturues të humbiste kontrollin dhe të përfundonte në ujërat e Hudson-it.

Pamjet e publikuara tregojnë momentet dramatike të përplasjes.

Familja Escobar kishte mbërritur në New York po atë ditë, me qëllim pushime familjare. Agustin Escobar ishte emëruar në krye të Siemens Spanjë në fund të vitit 2022 dhe gëzonte respekt të gjerë në botën e biznesit, me mbi 25 vite përvojë në pozicione drejtimi në SHBA, Amerikën Latine, Spanjë dhe Gjermani.

Katër persona u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa dy fëmijët e tjerë u transportuan me urgjencë në Qendrën Mjekësore të Jersey City, ku fatkeqësisht u konfirmua vdekja e tyre. Kryetari i bashkisë së Jersey City, Steven Fulop, dha detaje përmes një postimi në platformën X.

Kryebashkiaku i New York, Eric Adams, shprehu ngushëllimet e tij, ndërsa presidenti Donald Trump reagoi përmes një mesazhi në Truth Social duke shkruar:

“Zoti i bekoftë familjet dhe miqtë e viktimave”. Ai njoftoi gjithashtu se Sekretari i Transportit, Sean Duffy, po merret me hetimin e incidentit.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, e cilësoi ngjarjen si “një tragjedi të paimagjinueshme” përmes një postimi në X.

Sipas të dhënave nga FlightRadar24, helikopteri ishte një Bell 206L-4 LongRanger IV, i ndërtuar në vitin 2004 dhe i pajisur me certifikatë vlefshmërie ajrore që ishte në fuqi deri në vitin 2029. Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende informacion për pilotin.

Helikopteri u ngrit nga heliporti në qendër të Manhatanit në orën 14:59, duke ndjekur një itinerar përgjatë bregut jugor të qytetit, më pas u kthye për të ndjekur vijën bregdetare veriore deri në lumin Hudson.

Rreth orës 15:08, sapo kishte kaluar Urën George Washington dhe ishte kthyer për të fluturuar në drejtim të jugut përgjatë bregdetit të Nju Xhersit, kur humbi papritur kontrollin dhe u rrëzua në ujë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: helikopterilumetragjedi

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Nga avokatët te inxhinierët, ja profesionet me rritjen më të madhe në ekonomi

Nga avokatët te inxhinierët, ja profesionet me rritjen më të madhe në ekonomi

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English