Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sherri te zyrat e FRD/ Bashkia e Tiranës nxjerr dokumentin e pronësisë firmosur nga Sali Berisha

17:22 12/03/2021
Reading Time: 2 min lexim

Godina ku janë vendosur zyrat e partisë Fryma e Re Demokratike u bë sot “molla e sherrit”, pasi Policia Bashkiake shkoi me një urdhër për lirimin e hapësirave të tyre. Erion Veliaj deklaroi më herët se godina është në pronësi të Bashkisë, ndërsa tashmë janë publikuar edhe dokumentat.

Në shkresat e publikuara duket se ndërtesa në fjalë i ka kaluar në pronësi BASHKISË SË Tiranës në 28.8.2013 me anë të një VKM-je të miratuar nga vetë ish kryeministri Sali Berisha, deklaron Bashkia e Tiranes.

“Godina në të cilën Fryma e Re Demokratike ka selinë e saj është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Ajo i ka kaluar në pronësi të bashkisë në vitin 28.8.2013 me anë të një VKM-je të miratuar nga vetë ish kryeministri Sali Berisha.

Që prej atij viti ndërtesa, që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës, përdoret nga kjo e fundit për të ofruar një sërë shërbimesh ndaj qytetarëve. Në këtë godinë, ndodhen zyrat e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK), disa sektorë të burimeve njerëzore, si dhe disa zyra të drejtorisë juridike.

Në katin e tretë të saj ishin dhe zyrat e FRD-së, e cila duhet t’i lirojë ato për shkak se kjo parti nuk ka më përfaqësim në Parlament. Ligji për partitë politike përcakton qartë se bashkitë duhet t’u sigurojnë seli vetëm partive politike që kanë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë rast, FRD-ja nuk e plotëson këtë kusht, prandaj duhet të lirojë zyrat në katin e tretë të godinës,” thotë Bashkia e Tiranës.

Ditën e sotmë Policia Bashkiake bastisi zyrat e FRD dhe nuk munguan edhe momentet e tensionuara dhe përplasjet fizike ku u përfshi edhe presidenti Ilir Meta. Në mbështetje të FRD shkoi më vonë edhe kreu demokrat, Lulzim Basha.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Bashkia tiraneSali Berishazrat e frd

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Covid-19/ Italia gati për mbylljen e tretë kombëtare për festën e Pashkëve

Lajmet e fundit

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English