Sherri për pronën i mori jetën 56-vjeçarit, arrestohen 3 autorët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia ka arrestuar tre autorët e vrasjes së Stavri Minos, ditën e djeshme në lagjen “1 maji” në Vlorë.

Në pranga ranë Astrit Hameti 48 vjeç, Nusret Hoda 57 vjeç dhe Agron Hameti. 56 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin, këto persona goditën fizikisht 56-vjeçarin.

Sipas “Dosja.al”, Mino gjatë përleshjes, ka përplasur kokën me një pjesë betoni, duke humbur jetën.

Mësohet se shkak i sherrit është bërë një konflikt për pronën .

Njoftimi i policisë

Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim të shtetasve: A.H., 48 vjeç, banues në Vlorë, N.H., 57 vjeç, banues në Vlorë, A.H., 56 vjeç, banues në Vlorë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen “1 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur fizikisht shtetasin S.M., 56 vjeç, për pasojë ka gjetur vdekjen.

Shpërndaje
Share.

Komento