Skip to content
Kryesore

Sherri për parkimin degradoi në përdorimin e armës, detaje nga plagosja

· 1 min lexim

Policia ka zbardhur ngjarjen e plagosjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në “Rrugën e Dibrës” në Tiranë, duke arrestuar autorin 32-vjeçar, Franci Canaj.

Ai ka qëlluar me armë 29-vjeçarin Gerald Hoxha pas një konflikti për vendin e parkimit. Canaj kishte zënë parkimin e taksistit Hoxha dhe pas një sherri, ai e plagosi atë me armë.

Autori ka precedentë penalë dhe ka qenë i arrestuar në Itali në vitin 2016 për akuzat e drogës dhe prostitucionit.

Sipas informacioneve, Hoxha është shtruar në spital, por gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.