Skip to content
Kryesore

Sherri në familjen mbretërore/ Princ Leka dënohet me 16 muaj shërbim prove

· 1 min lexim

Gjykata e Tiranës ka dënuar Princ Leka Zogun me 1 vit burg për akuzën “Dhuna në familje”.

Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 8 muaj dhe u pezullua në 16 muaj shërbim prove.

Gjykatësja Migena Laska dha një dënim prej 10 muajsh për Gjergj Zaharinë, babanë e Elia Zaharisë, i cili, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, e pa dënimin të zbresë në 6 muaj e 20 ditë. Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë liri me kusht.

Për Elia Zaharinë, gjyqtari shpalli pafajësi, duke e cilësuar se fakti nuk përbën vepër penale.

Të tre të akuzuarit, të cilët ishin përfshirë në ngjarjen e ndodhur në mars 2024 në pallatin mbretëror, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.