Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Zimzenel” të Fushë Krujës, ku shtetasi Artan Goga është plagosur në kokë me një armë zjarri pistoletë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të momentit, duke përfshirë autorin dhe shtetasin e plagosur, të cilët janë fqinj dhe shokë. Goga është transportuar në spital me plagë që nuk rrezikojnë jetën. Policia ka identifikuar autorin si shtetasin V.M., dhe po punon për kapjen e tij. Grupi hetimor është angazhuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, humb jetën një person dhe plagosen rëndë tre të tjerë
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të premte në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë zonës së...








