Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Zimzenel” të Fushë Krujës, ku shtetasi Artan Goga është plagosur në kokë me një armë zjarri pistoletë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të momentit, duke përfshirë autorin dhe shtetasin e plagosur, të cilët janë fqinj dhe shokë. Goga është transportuar në spital me plagë që nuk rrezikojnë jetën. Policia ka identifikuar autorin si shtetasin V.M., dhe po punon për kapjen e tij. Grupi hetimor është angazhuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Një nga protestat më të bukura qytetare, por po kërcënojnë studentët me vendet e punës së prindërve”/ Klodiana Lala: Ka nisur shantazhi
Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si një valë presioni dhe shantazhi ndaj studentëve që...








