Skip to content
Kryesore

Sherr mes dy vëllezërve në Vlorë, njëri kërcënoi me armë zjarri

· 1 min lexim

Një konflikt mes dy vëllezërve në fshatin Vranisht të Vlorës përfundoi me përdorimin e armës.

Policia njoftoi se ka nisur procedimin penal për 57-vjeçarin S.R., pasi gjatë një mosmarrëveshje me vëllain e tij, B. R., ai e kanosi atë duke qëlluar në ajër me armë gjahu.

Arma u sekuestrua si provë materiale dhe, fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.