Skip to content
Kronikë

Sherr mes adoleshentësh në Durrës, plagoset me thikë 15-vjeçari

· 2 min lexim

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një plagosje me thikë midis dy adoleshentëve.

Si pasojë e një sherr me bashkëmoshatarin e tij ka mbetur i plagosur një 15-vjeçar.

Theksojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 08:15, në lagjen nr.15 në qytetin bregdetar të Durrësit.  Ndërkohë që nga burime zyrtare të policisë njoftohet se shtetasi me inicialet A. Ç., 15 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vlen të përmendim se Durërsi është përgjakur shumë ditët e fundit nga plagosjet me thikë.  Para 6 ditësh  një person ka plagosur me thikë kunatin e tij.

Ngjarja ndodhi në Spitallë të Durrësit, afër depos së ujit, ku autori i dyshuar Festim Hoxha është takuar me kunatin Spiro Toli, pasi ky i kishte kërkuar divorcin motrës së tij dhe e kishte kthyer atë në shtëpinë e prindërve.

Prej disa ditësh mes dy familjeve komunikimi ka qenë i acaruar. Në debat e sipër Hoxha që nuk ka pranuar ndarjen e çiftit ka qëlluar me thikë në drejtim të tij dhe është larguar duke e lënë të plagosur.