Një sherr i nisur për motive të dobëta mes tre shokëve, ka sjellë dy të plagosur me thikë.Dy vëllezër në qytetin Bulqizës janë plagosur me thikë pasditen e sotme nga një person i tretë.
Sipas policisë personi i identifikuar si E.T. ka plagosur vëllezërit D.N., dhe A. N., pas një zënke që ka ndodhur mes tyre.Ata janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndërsa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas sherrit, Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të autorit, i cili është larguar me shpejtësi. Ndërkohë grupi hetimor ka vijuar me punën në terren për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
“Rreth orës 20.00, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.T., ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit D.N., dhe A. N., (vëllezër), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar menjëherë dhe në ndjekje të tij janë vënë forcat e policisë.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes”, njofton policia.