Skip to content
Të Gjitha

Shënohet viktima e dytë, pas 34-vjeçares ndërron jetë i moshuari i infektuar me Covid-19

· 1 min lexim

Ministria e Shëndetësisë, ditën e sotme raportoi për 67 raste të reja të infektuar me koronavirus, në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sot humbi jetën edhe një 34-vjeçare nga Librazhdi si pasojë e Covid-19.

E ndjera vuante edhe nga disa sëmundje të tjera, të cilat e rënduan së tepërmi gjendjen e saj shëndetësore.

Sipas “Balkanweb” një 90-vjeçar i infektuar me virusin e rëndë, ka ndërruar jetë pak minuta më parë në Spitalin Infektiv.

Kjo është viktima e dytë e shënuar gjatë 24 orëve të fundit.