Shënohet një viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë dhe 71 raste të reja me COVID-19

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në përditësimin e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, thuhet se ditën e sotme vetëm një person ka humbur jeten dhe janë regjistruar më pak se 100 raste të reja pozitive me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren kanë rezultuar 71 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 601 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 199 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.784 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.378.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 20 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.

Shpërndaje
Share.

Komento