Skip to content
Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar, vjen reagimi nga BE: Tregoni vetëpërmbajtje!

· 1 min lexim

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërtesa e Teatrit Kombëtar është prishur nga një operacion i beftë policor.

Në pak minuta qindra forca policie rrethuan teatrin, ku dhjetëra qytetarë janë larguar me forcë.

Lidhur me këtë situatë të rëndë, ka ardhur edhe reagimi i parë nga BE, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Tëitter.

BE shprehet se e kishte ndjekur me vëmendje situatën dhe i ka bërë thirrje palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin përshkallëzimet e mëtejshme.

“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm.

Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore”, shkruan BE.