Skip to content
Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar, reagon “Europa Nostra”: Ditë e trishtë për trashëgiminë kulturore dhe demokracinë

· 1 min lexim

Europa Nostra, një ndër organizatat përkrahëse për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ka reaguar në Twitter pas shembjes së tij.

Ajo e ka cilësuar këtë që ndodhi si një “ditë të trishtë për trashëgiminë kulturore dhe demokracinë” jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Evropë.

Kujtojmë këtu se “Europa Nostra” e kishte shpallur Teatrin Kombëtar mes 7 godinave të rrezikuara në Europë dhe madje ofroi fondet e plota për restaurimin e tij me qëllim ruajtjen e godinës origjinale.

“Ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Europë. Ditë e trishtuar për Demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri dhe Europë.

Herët këtë mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistët e shoqërisë civile dhe nisën shembjen e Teatrit Kombëtar”, shkruhet në statusin e Europa Nostra.