Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shembja e Teatrit Kombëtar: Prokuroria njofton fillimin e hetimeve për efektivët, protestuesit dhe inxhinierët

19:48 18/05/2020
Reading Time: 2 min lexim

Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm u shemb godina e Teatrit Kombëtar, ku pati përplasje të njëpasnjëshme gjatë ditës mes Policisë dhe protestuesëve.

Në Polici janë shoqëruar dhjetëra aktivistë, aktorë e figura të opozitës, teksa akuzat për dhunë nga blutë ndaj protestusve kanë qenë të shumta, por nuk mugoi as dhuna ndaj efektivëve.

Kujtojmë se aktivistët kanë denoncuar tre inxhinierë, Artur Hasantare, Olsi Nunaj dhe Elbarina Kola, duke i akuzuar se kanë kryer shembjen e Teatrit pa një akt ekspertim fizik të godinës, por janë bazuar në akte ekspertimi të kryera nga kolegët e tyre dy vite më parë, të cilët nuk kishin dhënë atëherë një qëndrim përfundimtar.

Kurse, Policia e Tiranës njoftoi të hënën se të dielën u shoqëruan gjithsej 64 persona, për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë, për veprat penale “kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”; janë proceduar në gjendje të lirë 21 persona për veprën penale “pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe 36 të tjerë janë penalizuar me masë administrative në zbatim të Aktit Normativ për marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë dhjetra aktivistë kanë denoncuar dhunën e ushtruar nga oficerë të policisë, që u filmuan duke përdorur shqelma dhe grushta ndaj protestuesve.

Së fundmi, Reporter.al shkruan se Prokuria e Tiranës ka nisur tre hetime: atë të kallëzuar nga policia ndaj 7 të arrestuarve, dhunën e denoncuar nga protestuesit dhe procedimin mbi një kallëzim të Aleacës për Mbrojtjen e Teatrit ndaj inxhinierëve që konkluduan aktin mbi të cilin u bazuar vendimi për prishjen e teatrit.

Më herët prokuroria kishte deklaruar se nuk kishin nisur hetimet dhe ende s’kishin mbërritur materiale nga Policia, por në njoftim të dytë bëri me dije nisjen e hetimeve.

“Prokuroria pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, po kryen hetime për të arrestuarit në flagrancë nga Policia e Shtetit, në lidhje me protestën e datës 17.06.2020. Gjithashtu është regjistruar procedim penal duke u kryer hetime dhe për kallëzimin e bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me ekspertizën e kryer nga inxhinierët apo persona të tjerë të përfshirë. Nga ana e prokurorisë po kryhen hetime edhe në lidhje me dhunën e pretenduar nga kallëzuesit, si të ushtruar nga punonjësit e policisë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga koordinatorja Lorena Salillari.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Arrestohet nga Policia: Kush është 49-vjeçari që lëndoi dy gra në protestë me shashka

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English