Skip to content
Aktualitet

Shembet Teatri Kombëtar, Meta: Mafia urdhëroi shkatërrimin, do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës

· 1 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar, në rrjetin e tij social Facebook.

Sipas presidentit Meta, mafia urdhëroi shkatërrimin e teatrit. Kjo do jetë një damkë e zezë për ata që janë në pushtet, është shprehur Meta.

Kujtojmë këtu se kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, artistë të shumtë e qytetarë të thjeshtë protestuan për më shumë se dy vite.

Reagimi i Metës:

Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet.

Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë.

KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3012408472138739