Skip to content
Aktualitet

SHBA kundër krimit në Shqipëri, vendos kamera e skaner me rreze X në çdo pikë kufitare

· 2 min lexim

SHBA i dhuron Shqipërisë  pajisje për kontrollin dhe mbikëqyrjen në pikat e kalimit kufitar me vlerën e mbi 108 mijë dollarëve . Kjo dërgesë bëhet në bazë të Programit të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, EXBS.

Ceremonia u mbajt mesditën e sotme në Drejtorinë e Përgjithshme  të Policië së Shtetit.Të pranishëm në këtë event ishte Drejtori  Ardi Veliu dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Ambasadorja  e SHBA-së në Tiranë u shpreh se Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë në krah të Shqipërisë, duke ndihmuar në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.

Nga ana tjetër, drejtori ka falenderuar përfaqësuesit e EXBS dhe ambasadoren e SHBA-së

Jemi të angazhuar dhe të vendosur për të luftuar pa kompromis dhe përkrah partnerëve dhe agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, krimin e organizuar, ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin” u shpreh Veliu.

Sa i përket paisjeve, ato do të përdoren për kontroll kufitar në vijën e dytë dhe të mbikëqyrjes së kufirit. Janë dy sete që përmbajnë videoskope dhe buster (pajisje për kontrollin e dendësisë);  Pesë sete të pajisjeve për kontrollet në Pikat e Kalimit Kufitar;

Si dhe videoskop e pajisje për mbikëqyrjen e kufirit, si kamera termike, dylbi nate elektrike dore professional me vlerën totale 108.243 US $.