Skip to content
Të Gjitha

SHBA dhe USAID i dhurojnë Shqipërisë komplete të tjera testimi për Covid-19, Kim:”Aleatët ndihmojnë njëri tjetrin”

· 2 min lexim

Njësoj si më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me USAID i kanë dhuruar Shqipërisë teste të reja për Covid-19.

Ka qenë vetë ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim e cila e ka bërë të ditur këtë lajm duke thënë se bashkë me testet është dhuruar një makinë që përshpejton realizim e tyre në një kohë të caktuar për ISHP-në dhe spitalin Nënë Tereza.

Më tej Kim thotë se aleatët qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në raste nevoje.

“SHBA dorëzoi më shumë teste për Covid-19 në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza këtë javë, duke shkuar në 32 160 teste të dhuruar deri tani.USAID dhuroi gjithashtu një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke ndihmuar stafin e ISHP-së që të përpunojë më shumë teste në një kohë të caktuar.Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje”, shkruan Kim.

🇦🇱 | Për të ndihmuar Shqipërinë të kryejë më shumë teste për COVID-19, këtë javë USAID/Albania dhuroi komplete të tjera testimi në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza, duke sjellë numrin e përgjithshëm të testeve të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara për popullin shqiptar në 32,160. USAID dhuroi gjithashtu një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke mundësuar stafin e ISHP-së të përpunojë më shumë teste dhe më shpejt. Jemi krenarë që ofrojmë këtë mbështetje ndërkohë që bashkësia botërore vazhdon të luftojë këtë sëmundje. #KrahPerKrah