Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SHBA dënon dhunën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

22:28 29/07/2021
Reading Time: 1 min lexim

Shtetet e Bashkuara dënuan përshkallëzimin e fundit të dhunës në kufirin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“U bëjmë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që t’i respektojnë angazhimet e tyre për armëpushim, duke ndërmarrë hapa të menjëhershëm për qetësimin e situatës”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

“Tensionet e vazhdueshme përgjatë kufirit Armeni-Azerbajxhan nënvizojnë faktin se vetëm një rezolutë gjithëpërfshirëse, që i adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura, mund t’i normalizojë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe të mundësojë njerëzit e rajonit të jetojnë së bashku në mënyrë paqësore”, tha Price.

Armenia tha të mërkurën se forcat e Azerbajxhanit vranë tre ushtarë të saj në kufi.Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se njësitë e Forcave të Armatosura të Armenisë hapën zjarr në pozicionet e trupave azerbajxhanase, të vendosura në rajonin Kallbaxhar, duke plagosur dy ushtarë azerbajxhanas. Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për rritjen e tensioneve. Dy vendet, vitin e kaluar, kanë luftuar gjashtë javë për rajonin e Nagorno Karabakut.

Ky rajon njihej ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohej nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990.Rreth 6,000 njerëz janë vranë në luftimet e vitit të kaluar, që kanë përfunduar me një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Moska. Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë rrethet përreth tij janë vendosur nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene./REL

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ArmeniseAzerbajxhanitshba

Të tjera

Musk dhe Ramaswamy në mision për të shpërbërë burokracinë
Aktualitet

Musk dhe Ramaswamy në mision për të shpërbërë burokracinë

Në një deklaratë të tijën ditën e martë, Presidenti i zgjedhur Trump njoftoi se Elon Musk, pronari i Tesla dhe...

08:56 13/11/2024
Plagosi me thikë 4 persona, vetëdorëzohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 4 persona, vetëdorëzohet autori

Autori i sulmit me thikë që plagosi katër persona në Ferizaj është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës. Ai do të...

21:26 12/11/2024
Para
COVID-19 në Greqi/ Numri i lartë i infektimeve, rikthehen maskat në ambientet e jashtme në disa ishuj

COVID-19 në Greqi/ Numri i lartë i infektimeve, rikthehen maskat në ambientet e jashtme në disa ishuj

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English