Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 67 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor nga Ministria e Shëndetësisë tha se vijon të ketë shtrime të reja dhe se 2 qytetare kanë humbur jetën, një 67-vjecare dhe një 73-vjeçare.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 376 testime për të dyshuar të prekur me Covid19.
Rastet Pozitive janë shënuar në:
34 raste në Tiranë,
9 në Shkodër,
6 në Kavajë,
4 në Elbasan,
nga 3 raste në Kurbin, Korçë,
nga 2 raste në Kukës, Krujë,
nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz.
Aktualisht po trajtohen 88 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.