Skip to content
Aktualitet

Sërish radhë, dhjetëra qytetarë bllokohen në doganën e Kapshticës (ARSYEJA)

· 1 min lexim

Dhjetëra shtetas shqiptarë sërish  janë bllokuar mëngjesin e sotëm në doganën e Kapshticës.

Pala greke ka bërë me dije se kuota ditore prej 300 personash që duhet të kalojnë, është plotësuar dhe si pasojë pjesa tjetër e emigrantëve duhet të presin në radhë deri ditën tjetër.

Kujtojmë se prej disa javësh situata në doganën e Kapshticës dhe Kakavijës, është problematike, pasi kushtet dhe kuotat e vendosura nga pala greke për shkak të masave protokollare anti-Covid, ka bërë që emigrantët shqiptarë të mbesin të bllokuar me ditë me radhë për të kaluar në anën tjetër.