Skip to content
Kryesore

Serbi/ Mjeti i ushtrisë shtyp makinën, humbin jetën 5 persona

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Kraleve-Rashkë në Serbi, ku kanë humbur jetën 5 persona. Makina e rëndë ushtarake u përplas me një mjet tip “Ford” me të cilin po udhëtonin viktimat.

Mësohet se nga ky aksident kanë humbur jetën babai, tre fëmijët e tij të vegjël dhe një fqinj që shoqërohej bashkë me ta. Në makinë ndodhej edhe nëna e fëmijëve e cila po lufton për jetën në spital.

Fëmijët i përkisnin moshave 1, 7 dhe 10-vjeç. Gjithashtu bëhet me dije se 54-vjeçari me inicialet M.V., që drejtonte mjetin e rëndë ushtarak është arrestuar.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur, duke qenë se në momentin e aksidentit mjeti ushtarak ka qenë në anën e majtë të rrugës dhe nuk është zbuluar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Në vendngjarje ka mbërritur policia për të hetuar ngjarjen.