Skip to content
Kryesore

Sëmundja e zgjebjes, Epidemiologu: Nuk ka vend për panik

· 1 min lexim

Alvi Naum, epidemiolog pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Korçë ka treguar situatën aktuale në të cilën janë konstatuar tre fëmijët e prekur nga zgjebja.

Epidemiologu thotë se dy prej rasteve janë banorë të Korçës dhe një tjetër banor i fshatit Veliternë në Maliq.

Momentalisht rastet janë izoluar, por shqetësimi nga ana e familjeve mbetet i lartë për shkak se kjo sëmundje infektive përcillet lehtë.

Sipas epidemiologut, rastet janë sporadike dhe nuk ka vend për panik, ndërsa po merren të gjitha masat.