Pasi qëndroi për 3 mandate rradhazi si kryetar i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, pritet ti japë ‘lamtumirën’ postit të tij. Partia Socialiste, ka vendosur që Sejdini të mos kandidojë më për postin e kryebashkiakut.
Ka qënë Taulant Balla, i cili në cilësinë e të deleguarit për qarkun tha se PS kërkon ti japë energji të reja drejtimit të Elbasanit.
Një nga kandidaturat potenciale për të zëvendësuar Qazim Sejdinin, mund të jetë Gledian Llatja, që prej kësaj të mërkure është emëruar si prefekt i Qarkut, ashtu si edhe vetë kryebashkiaku aktual.
“Do të bëhet vlerësim, si fillim nëse ai ka dëshirë të marrë pjesë. Do të kemi një proces shumë të gjerë dialogu dhe komunikimi me komunitetin”
Emërimi i Gledian Llatja është hapi i parë i qeverisë për zëvendimin e ekipit të prefektëve ish ushtarakë. Ministri i Brenshëm, Sandër Lleshaj tha se kjo lëvizje vjen për ti dhënë një frymë të re.